Meksikë, gjenden rreth 1600 dhëmbë qumështi në një zonë të dyshuar si varr masiv

Një grup vullnetarësh që kërkon personat e zhdukur ka raportuar zbulimin e të paktën 1600 dhëmbëve qumështi në Meksikën perëndimore, në një vend që dyshohet se mund të jetë varr masiv.

Të lidhura

None found

Iniciativa përbëhet nga prindër të personave të zhdukur dhe është krijuar nga Margarita Lopez, ish-deputete e Michoacan-it. Grupi kërkon që dhëmbët të analizohen gjenetikisht, me qëllim përcaktimin e identitetit të mundshëm të viktimave.

Lopez ka treguar se kërkimi fillestar u zhvillua në vitin 2021, në qytetin Zacapu të shtetit Michoacan, në praninë e një hetuesi nga Prokuroria e Meksikës. Gjatë operacionit, anëtarët e grupit vunë re tym mbi një kodër dhe u drejtuan drejt një prone që dyshohet se ishte në pronësi të një trafikanti droge nga Sinaloa.

Sipas dëshmisë së saj, në atë zonë u gjetën mbetje që dyshohej se ishin njerëzore. Një zyrtar, i identifikuar vetëm me emrin “Braulio”, pastroi një prej dhëmbëve dhe arriti në përfundimin se ai i përkiste një fëmije.

Lopez, e cila humbi vajzën e saj në vitin 2011 dhe i gjeti mbetjet e saj dy vjet më pas në një zonë tjetër, thotë se kërkimet në atë vend kanë vazhduar gjatë viteve. Ajo pretendon se aty janë zbuluar edhe fragmente kockash njerëzore, ndërsa të mërkurën grupi gjeti disa grumbuj dhëmbësh qumështi.

Ish-deputetja dyshon se dhëmbët mund t’u përkasin fëmijëve nga 1 deri në 12 vjeç, të cilët mund të kenë rënë viktimë e trafikimit të organeve ose shfrytëzimit seksual. Deri tani, këto mbeten pretendime të pakonfirmuara nga ekspertizat mjekoligjore dhe autoritetet nuk i kanë lidhur dhëmbët me persona të caktuar.

Prokuroria e Shtetit të Michoacan-it ka mohuar se ka marrë dijeni për rastin. Në një deklaratë, ajo tha se që prej vitit 2021 nuk ka pranuar asnjë denoncim, referim apo kërkesë për ndërhyrje mjekoligjore në lidhje me këtë çështje.

Lopez e kundërshton këtë deklaratë, duke thënë se punonjës të prokurorisë së Michoacan-it ishin të pranishëm gjatë nxjerrjes së 1,600 dhëmbëve. Sipas saj, procesi është dokumentuar në hetimin paraprak dhe në operacion kanë marrë pjesë gjithashtu një prokuror federal dhe specialistë të mjekësisë ligjore.

Rasti është raportuar në një kohë kur Meksika vijon të përballet me një numër të lartë personash të zhdukur. Të dhënat e cituara nga grupi flasin për mbi 130 mijë persona të zhdukur në vend, përfshirë më shumë se 18 mijë fëmijë.

Lopez ka kërkuar ndihmën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për hetimin, ndërsa ka kritikuar edhe presidenten Claudia Sheinbaum për mënyrën se si është trajtuar kjo çështje.

Për momentin, si zbulimi i dhëmbëve, ashtu edhe origjina e tyre duhet të konfirmohen përmes analizave të pavarura forenzike.


Shtuar më 27.09.2026 11:09

sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom