27-vjeçarin e përplas makina në rrugën e plazhit Tale, e sjellin te Trauma

Policia ka vënë në pranga dy shoferë që kanë shkaktuar aksident në Lezhë.

Një 21- vjeçar ra në pranga në kushtet e flagrancës nga efektivët e Qarkullimit Rrugor pasi në rrugën e plazhit Tale, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin Dh.Zh., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se në qeli ka perfunduar i riu me inicialet G. B., banues në Shenkollë, Lezhë.

Ndërsa djali nga Tirana që është aksidentuar është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, disa orë pas aksidentit, specialistët e Qarkullimit Rrugor Lezhë ndaluan shtetasin M.N., 61 vjeç, banues në Kurbin.

“Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, ka aksidentuar shtetasin S.U., 58 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin (i cili udhëtonte me motoçikletë) dhe më pas është larguar nga vendngjarja”. /albeu.com/

 


Shtuar 14.08.2021 10:03