Një shkëndije elektrike mund të kishte shkaktuar sot një tragjedi.
Në Kamzë, Tiranë, në katin e shtatë të një pallati ka rënë zjarr në një ashensor si pasojë e një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një ashensor, në katin e 7-të, të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikse ka bërë menjeherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/