Edhe shumë pak na ndajnë nga “El Clasico” që do të luhet në orën 21:00 në mitikun “Santiago Bernabeu”.
Në kuadër të supersfidës, dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, ku Zinedine Zidane i beson Toni Kroos dhe Marcelos.
Francezi ka ulur në stol Luka Modric dhe Ferland Mendy, ndryshe nga ndeshja e fundit në Champions League.
Pjesa tjetër mbetet ajo e mesjavës. Nga ana tjetër, Barcelonës i rikthehet Jordi Alba, i cili është një ndër më të rëndësishmit në formacionin katalanas.
Peshën e sulmit do ta mbajnë dyshja Messi-Griezmann, ndërsa në mesfushë luajnë Vidal, Busquets, Arthur dhe De Jong.