Erërat e forta po favorizojnë vatrat e zjarreve në malin e Tërbunit, në Pukë, ku duket se situata është komplikuar shumë.
Sipas informacioneve bëhet me dije se deri më tani janë djegur 15 ha, pisha e ah.
Nga ana tjetër, drejtori i shërbimit pyjor në Bashkinë e Pukës, tha se shpresohet se gjatë ditës së sotme, të neutralziohen të gjitha vatrat, falë ndërhyrjes nga toka e ajri.
Ai i bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes kur frekuentojnë këto zona, pasi dyshohet se zjarret janë të qëllimshme e jo të shkaktuara në mënyrë natyrale.
“Sapo jemi vendosur në dijeni për zjarret kemi ardhur në terren. Na u kërkua ndërhyrje nga ajri, jemi munduar me të gjitha mundësitë të vendosim zjarret në kontroll. Besojmë që brenda ditës do të neutralizojmë këto vatra zjarri, falë mbështetjes që kemi nga ajri.
I bëj thirrje publike të gjitha banorëve, të kenë kujdes në këto masive pyjore, pasi mund të bëhen shkak nga një mjet rrethanor për vendosjen e zjarreve në këto masive. Kjo është pasuri kombëtare. Këto pyje janë të trashëguara dhe të ruajtura”, tha drejtori./albeu.com/