Një fitore, 10 gola të pësuar në 5 ndeshje, Hygerta Sako i përgjigjet në mënyrë epike trajnerit të Partizanit

Partizani vijon të përjetojë një moment tejet të vështirë. “Demat e Kuq” u mposhtën edhe në transfertën ndaj Egnatias në Rrogozhinë, ku vendasit triumfuan me rezultatin 2–1.

Të lidhura

None found

Pas pesë javëve të para të këtij sezoni në Abissnet Superiore, skuadra kryeqytetase ka siguruar vetëm 4 pikë. Partizani renditet në vendin e 7-të, ndërsa deri tani ka pësuar 10 gola.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Florin Bratu u shpreh optimist se situata do të përmirësohet dhe kërkoi kohë për të punuar me ekipin. Përgjigjja e moderatores Hygerta Sako ndaj tij solli një moment pikant.

Florin Bratu: “Do të na duhet edhe pak kohë. Unë kam mjaft besim te lojtarët e mi. Ndoshta në disa ndeshje ne bëjmë mirë, ndërsa në disa të tjera nuk arrijmë të bëjmë atë që duhet apo atë që punojmë gjatë stërvitjes. Mendoj që me kalimin e kohës do të jemi aty ku duhet”.

Hygerta Sako: “Shpresojmë, para se të mbarojë kampionati”.


Shtuar 20.09.2026 22:32

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet