Policia ka privuar nga liria 19 drejtues automjetesh në zona të ndryshme të vendit gjatë 24 orëve të fundit. Të gjithë dyshohet se kanë kryer veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, të parashikuar në nenin 297-a të Kodit penal.
Të lidhura
None found
Në mesin e të ndaluarve janë 10 persona që drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit: M.R. (24) nga Shkupi dhe rrethina, N.K. (23) nga rrethina e Demir Hisarit, H.T. (20) nga Manastiri, F.A. (24) nga Kumanova, S.I. (33) nga rrethina e Kumanovës, Z.L. (49) nga Sveti Nikolla, G.S. (45) nga Dellçeva, G.Ç. (48) nga Kavadari, 26-vjeçarja K.R. nga Kavadari dhe 34-vjeçarja Z.B.P. nga Velesi.
Gjithashtu, tetë drejtues janë kapur në timon edhe pse nuk e kishin kaluar provimin e vozitjes. Bëhet fjalë për S.V. (47) dhe M.J. (23), nga Shkupi, B.I. (20) nga fshati Draçevishtë, në rrethinën e Shkupit, R.T. (18) nga Gjevgjelia, Z.H. (59) nga fshati Lokveni, rrethina e Prilepit, A.R. (34) nga fshati Reçicë e Sipërme në Tetovë, si dhe dy 16-vjeçarë nga rrethina e Gostivarit.
Një tjetër person, I.B. (39) nga Shkupi, është ndaluar pasi drejtonte automjetin pavarësisht se ndaj tij kishte një ndalim aktiv për drejtimin e automjeteve.
MPB njofton se pas përfundimit të dokumentimit të rasteve do të dorëzohen kallëzimet përkatëse penale. Autoritetet u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat, të mos drejtojnë automjet pa kaluar provimin e vozitjes, gjatë kohës që kanë masë ndalimi apo nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.
