Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi në Washington se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, si pjesë e procesit të integrimit evropian, nuk është e arsyeshme sipas tij, shkruan InfoShqip.
Të lidhura
None found
Duke folur në një diskutim të organizuar nga Atlantic Council, Mickoski iu referua të dhënave të regjistrimit të fundit, sipas të cilave komuniteti bullgar në vend përbëhet nga rreth 3 mijë qytetarë.
“Nuk po flasim për 300 mijë, as për 3 milionë, as për 300 milionë. Po flasim për 3 mijë qytetarë. Pse duhet ta bëjmë këtë?”, u shpreh ai.
Sipas kryeministrit, bullgarët janë tashmë të përfshirë në Preambulën e Kushtetutës përmes kategorisë “të tjerët”. Ai e vendosi këtë çështje edhe në kontekstin e diskutimeve mbi të drejtat e njeriut.
Mickoski theksoi sërish se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të përcaktohet nga meritat dhe jo nga çështjet dypalëshe. /InfoShqip.com
