Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026 do të zhvillojë një ushtrim të përbashkët fushor me Policinë e Kosovës dhe ushtritë partnere të SHBA-së, Kroacisë dhe Shqipërisë.
Të lidhura
None found
Aktiviteti do të mbajë emrin “Valor Shield 2026” dhe do të realizohet në komunat e Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe automjetet do të lëvizin nga vendbazimet e FSK-së drejt komunave ku do të mbahet ushtrimi.
FSK-ja ka sqaruar se këto lëvizje janë të nevojshme për realizimin e stërvitjes, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim.
