Është shtyrë me një orë seanca për 30 të ndaluarit e operacionit Mezhgorani, për shkak se gjykatësi i çështjes ka konstatuar se është shok fakulteti me një prej të pandehurve.
Ai ka kërkuar ndërprerjen e seancës, dhe ka kërkuar që të marrë mendim, nëse kjo përbën konflikt interesi për të.
Duke qenë se ka një numër të madh të ndaluarish, seanca e sotme pritet që të zgjasë, ndërkohë që në ambientet e jashtme të Gjykatës janë grumbulluar një numër i madhe familjarësh të personave të ndaluar.
Në seancën e sotme ka pasur një përplasje mes prokurorit dhe Gjykatësit të çështjes, nëse masat duhet të jepeshin këtë të dielë apo ditën e nesërme.
Në përfundim është vendosur që të 30 të ndaluarit të dalin sot përpara gjykatës, duke qenë se kanë kaluar 48 orë nga operacioni i policisë, që i çoi në pranga.
Prokuror i çështjes është Asllan Barjami ndërkohë që gjykatësi që do të japë vendimin është Dritan Hasani, ndërkohë që kanë bërë dhe kallzim ndaj njëri-tjetrit në prokurori. Dje ishte vendosur që gjykatëse e çështjes të ishte Myrvete Shkreli, dhe pas përplasjeve është vendosur Hasani.
Kujtojmë se botuesi Henri Çili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.
Ka dyshime se ai do të ndërhynte te Gjykata e Lartë për ti hequr dënimin e përjetshëm Arbion Alikos, që është dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha na Lazarat.