Ohër, arrestohen dy persona pas zbulimit të marihuanës dhe kokainës

SPB-ja e Ohrit ka ngritur kallëzim penal ndaj H.B., 27 vjeç, nga fshati Kosel i Ohrit, dhe P.P., 28 vjeç, nga Prilepi, i cili qëndron përkohësisht në Ohër. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Përveç kësaj, P.P. dyshohet edhe për “mundësimin e përdorimit të drogave narkotike”.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit të ushtruar më 10.09.2026 në banesën e të dyshuarit të dytë, me urdhër gjykate, policia gjeti dhe sekuestroi paketime me marihuanë dhe kokainë. Sipas hetimeve, lëndët narkotike ai i kishte marrë nga i dyshuari i parë dhe më pas i kishte ndarë në paketime të tjera për t’i shitur.

Në momentin e bastisjes, në banesë ndodhej edhe një i mitur nga Manastiri, të cilit P.P. dyshohet se i kishte mundësuar konsumimin e marihuanës.

Dy personat u privuan menjëherë nga liria. Ndërkohë, i mituri u mor në pyetje në prani të prindërve dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, pas së cilës pritet të dorëzohet edhe parashtresa përkatëse, njoftoi MPB-ja./Telegrafi/


Shtuar më 18.09.2026 15:02

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş