Një helikopter ka sjelle me urgjencë një banor të Sarandës në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se Saimir Kuqani, 40 vjec, banor i fshatit Gjashtë, bashkia Sarandë u transportua me helikopter në Tiranë.
Mësohet se shkak i kësaj është një hemoragji në kokë të shkaktuar nga një goditje në tru.
Mëngjesin e sotëm 40 vjecari ka bërë tamponin e shpejtë për covid19, ndërkohë sipas bluzave të bardha dyshohet se mund të ketë përplasur kokën diku, shkak për të cilin edhe është transportuar urgjentisht drejt Tiranës.