Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët të shmangin sheshin “Skënderbeu” gjatë protestës në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë një njoftim për protestën e paralajmëruar sot në sheshin “Skënderbeu”.

Të lidhura

None found

Tubimi, i organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), pritet të nisë në orën 12:00. Protesta zhvillohet në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas ambasadës, prania e një numri të madh qytetarësh mund të shkaktojë ndryshime të përkohshme në qarkullimin rrugor në qendër të Prishtinës.

Qytetarëve u është rekomanduar të mos afrohen te sheshi “Skënderbeu” dhe zonat përreth gjatë zhvillimit të protestës, pasi mund të ketë rrugë të mbyllura dhe pengesa në trafik.

Ambasada u ka kërkuar gjithashtu personave që ndodhen pranë tubimit të tregojnë kujdes dhe të ndjekin me vëmendje situatën në terren.

Ndërkaq, Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të tregojnë maturi e kujdes, të mos hedhin sende të forta dhe të mos përdorin maska.

Njoftimi është publikuar nga Ambasada amerikane në formën e një “Demonstration Alert” për Prishtinën dhe lidhet me protestën e planifikuar për 18 shtator 2026.

Institucionet përgjegjëse pritet të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut gjatë tubimit.


sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgoldenbahisbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş