Në Gjykatën Themelore të Ferizajt zhvillohet sot seanca e radhës në procesin penal ndaj gjashtë personave që akuzohen për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.
Të lidhura
None found
Seanca gjyqësore është planifikuar të fillojë në orën 09:00.
Aktakuza ndaj H.B., R.M., V.Ç., E.L., SH.K. dhe D.G. është ngritur më 9 janar 2026 nga Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Në bazë të aktakuzës, gjashtë të pandehurit dyshohet se, në bashkëkryerje dhe pas përgatitjeve paraprake, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, vranë zyrtarin policor Muhamet Lika në Kaçanik. Sipas Prokurorisë, në këtë rast është përfshirë edhe një i mitur, ndërsa është përdorur armë zjarri.
Prokuroria ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të marrin dënimin e përcaktuar me ligj. Po ashtu, ajo ka kërkuar që masa e paraburgimit ndaj tyre të vazhdojë deri në përfundimin e procedurës gjyqësore.
