Protesta e thirrur nga organizatat e dala nga lufta do të zhvillohet sot në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Sipas Gazmend Sylës, vendimi është i padrejtë, ndërsa lufta e UÇK-së nuk mund të vihet në të njëjtin nivel me krimet e kryera gjatë luftës.
“UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale, ishte rezistenca në kuptimin tonë përballë dëbimit, masakrave dhe e vetmja përgjigje e një kombi që ishte dënuar me zhdukje”, deklaroi Syla.
Organizatat kanë bërë të ditur se synojnë të formojnë një Këshill Koordinues Kombëtar dhe një platformë ku do të marrin pjesë institucionet, partitë parlamentare, shoqëria civile, shqiptarët nga rajoni dhe diaspora.
Po ashtu, ato kanë njoftuar se do të hartojnë një strategji kundërshtuese ndaj vendimit gjatë shqyrtimit të çështjes në apel.
Gjykata Speciale ka shqiptuar 25 vjet burgim për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet për Kadri Veselin dhe 13 vjet për Rexhep Selimin, për krime lufte. Vendimi mund të apelohet.
