Lista e parë e Zinedine Zidane si përzgjedhës i Francës pritet të bëhet publike të premten, përpara grumbullimit të ardhshëm të kombëtares gjatë pushimit ndërkombëtar.
Të lidhura
None found
Pas largimit të Didier Deschamps në përfundim të Kampionatit Botëror, Zidane mori drejtimin e skuadrës dhe nisi menjëherë punën për krijimin e stafit, si dhe përgatitjet për detyrën e re. RMC Sport raporton se ish-legjenda franceze ka mbajtur disa takime pune në Paris dhe në Madrid, qyteti ku ai jeton.
Një pjesë e stafit të tij është vendosur tashmë në Clairefontaine. Atje po punohet për të përgatitur pritjen e lojtarëve të përzgjedhur dhe për të siguruar që çdo gjë të jetë gati për kampin e parë nën drejtimin e Zidane.
Trajneri i ri, megjithatë, kërkon që grumbullimi i tij i parë të zhvillohet sipas disa rregullave të ndryshme.
Sipas RMC Sport, Zidane dëshiron të ushtrojë kontroll më të madh mbi ditët e para të kampit. Mes objektivave kryesore të tij është edhe zvogëlimi i ekspozimit të futbollistëve në media.
Si rrjedhojë e kësaj qasjeje, gazetarëve nuk do t’u lejohet të ndjekin mbërritjen tradicionale të lojtarëve në Clairefontaine.
Kjo praktikë është diskutuar prej kohësh, sidomos për shkak të veshjeve me të cilat futbollistët shfaqeshin kur paraqiteshin në qendrën stërvitore. Zidane duket se ka vendosur ta ndërpresë atë, të paktën përkohësisht.
Foot Mercato e ka përshkruar vendimin si një hap të guximshëm, duke qenë se ai shënon një shkëputje të dukshme nga mënyra se si vepronte Deschamps.
