Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, iu bashkua protestuesve të mbledhur përpara Qeverisë së Kosovës.
Ajo u bëri thirrje pjesëmarrësve të tregojnë qetësi dhe maturi, ndërsa theksoi se duhet kërkuar një mënyrë për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Të lidhura
None found
“Kjo është një ditë e rëndë për Kosovën. Kam ardhur për t’u kërkuar protestuesve që të ruajmë qetësinë dhe maturinë. Kosova ndodhet në një situatë të vështirë dhe ne duhet të tregohemi të qetë e të matur. Një vendim të tillë të Gjykatës nuk e kemi pritur”, deklaroi Jashari.
Ajo shtoi se deputetët kanë detyrimin të ndërmarrin hapa përmes institucioneve, në mënyrë që sa më shpejt të gjendet forma për zhbërjen e kësaj gjykate.
