Dosti për vendimin e Hagës: 81 vite burg për krerët e UÇK-së, por lufta dhe përgjegjësia individuale nuk janë e njëjta gjë

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas vendimit përfundimtar të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Të katër të akuzuarit u dënuan në total me 81 vjet burgim, vendim që Dosti e cilëson si të rëndë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, përgjegjësia për krimet duhet të trajtohet veçmas nga vlerësimi për luftën dhe karakterin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dosti rikujtoi edhe qëndrimin e gjyqtarit Charles L. Smith, i cili deklaroi se akuzat dhe dënimet lidhen me përgjegjësinë personale të të akuzuarve dhe jo me legjitimitetin apo veprimtarinë e UÇK-së.

Dosti ka thënë se e ka konsideruar Thaçin dhe Veselin fajtorë, por nuk ka pritur që ndaj tyre të shqiptoheshin dënime kaq të larta. Ndërsa për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ai ka deklaruar se ka pritur pafajësi, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën vendimin përfundimtar: Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, Jakup Krasniqi me 25 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet, gjithsej 81 vite.

Bëhet fjalë për masa të rënda dënimi.

Gjatë leximit të vendimit, gjyqtari Charles L. Smith sqaroi se akuzat dhe dënimet nuk lidhen me legjitimitetin e UÇK-së apo me veprimtarinë e saj, por me përgjegjësinë individuale të secilit të akuzuar.

Sipas Dosit, ata përfunduan vetë në kurthin që kishin ngritur, pasi besuan se në të do të binin të tjerë dhe votuan e miratuan krijimin e Gjykatës Speciale.

Askush, sipas tij, nuk mund ta njollosë UÇK-në dhe luftën e saj për çlirimin e Kosovës, por po ashtu askush nuk duhet të përdorë gjakun e saj për t’u mbrojtur apo për t’u fshehur.

Dosti shprehet se kushdo që ka kryer krime, qoftë gjatë luftës apo veçanërisht në periudhën e paqes, duhet të mbajë përgjegjësi dhe të dënohet.

Ai thekson se Haga duhet të bëjë dallimin mes njerëzve që luftojnë për lirinë e vendit dhe popullit të tyre, siç ishin shqiptarët e Kosovës, dhe atyre që, sipas tij, ishin pushtues, dhunues, grabitës, plaçkitës, kriminelë, përdhunues e sadistë që dogjën Kosovën dhe dëbuan popullsinë e saj nga trojet e veta; këta, sipas tij, ishin serbët.

“Drejtësi për të gjithë”, shkruan Dosti, duke shtuar se nuk duhet të ketë kurrë barazi mes kriminelit dhe viktimës.

Pas shpalljes së vendimit nga Haga, ai pret reagime në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.

Dosti përsërit se personalisht ka besuar se Thaçi dhe Veseli janë fajtorë, por jo në atë masë sa të merrnin dënime kaq të rënda.

Ndërkohë, për Krasniqin dhe Selimin, ai thotë se kishte pritur vendim pafajësie.

Megjithatë, publicisti thotë se mbetet dakord me deklaratën e gjyqtarit Charles L. Smith: UÇK-ja përfaqëson një çështje, ndërsa personat përgjegjës për krime përbëjnë një çështje tjetër.

Dosti u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të përmbahen dhe ta gjykojnë situatën me qetësi e logjikë. Sipas tij, Haga nuk është “çmendur”, por përgjegjës janë fajtorët, të cilët ai i quan edhe “vetë-dënues”.

Ai shprehet se dëshiron të dëgjojë se çfarë do të deklarojë Rama, të cilin e cilëson si një nga personat kyç që i bindi Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët për të votuar krijimin e Gjykatës Speciale.

Gjithashtu, Dosti pyet se çfarë do të thotë Baton Haxhiu, për të cilin pretendon se i futi ata në këtë kurth duke luajtur, sipas tij, lojën e Beogradit.

Ai kërkon të dijë edhe se çfarë do t’u thonë tani Albin Kurtit kundërshtarët më të fuqishëm të krijimit të kësaj gjykate, përfshirë Hamzat e PDK-së së tij, Ramushet e Gjinet, Isat e Dullat, Gashet e Lushtakët dhe të tjerë.

“Haga foli sot. Tani duhet të flasë edhe Prishtina, me mendje të kthjellët dhe në mënyrën që duhet, nga ky moment e tutje”, përfundon Dosti.


Shtuar 16.09.2026 12:46

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel