DHTIK dhe Komuna e Vitisë lidhin marrëveshje për përkrahjen e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) dhe Komuna e Vitisë zhvilluan aktivitetin “Kafja e mëngjesit”, i cili shërbeu si forum për diskutimin e vështirësive dhe kërkesave të komunitetit të biznesit.

Të lidhura

None found

Gjatë këtij takimi, palët nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, përmes të cilit synohet të përkrahet zhvillimi ekonomik, të hapen mundësi të reja për bizneset dhe të shtohet punësimi në komunë.

Sipas marrëveshjes, do të krijohet një themel për ndërmarrjen e nismave konkrete që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit dhe fuqizimin e ekonomisë në Komunën e Vitisë.

Kryetari i Bordit të DHTIK-së, Skender Krasniqi, tha se bashkëpunimi me komunat është i domosdoshëm për t’u mundësuar bizneseve që hasin probleme në nivel lokal t’i paraqesin ato dhe të marrin përgjigje e zgjidhje në kohë sa më të shkurtër.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shprehu mirënjohje ndaj DHTIK-së për organizimin e aktivitetit, duke nënvizuar vlerën e dialogut të drejtpërdrejtë me bizneset dhe të trajtimit të kërkesave të tyre.

Në komunikatën përkatëse bëhet e ditur se përfaqësuesit e bizneseve ngritën një sërë çështjesh, përfshirë reduktimet e energjisë, problemet në disa pjesë të zonës ekonomike, shtrenjtimin e naftës dhe mungesën e institucioneve funksionale.


Shtuar 15.09.2026 16:36

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahismariobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom