Departamenti i Policisë së Brendshme në Strugë ka paraqitur kallëzim penal ndaj M.Q. (66) nga fshati Bixhevë i Strugës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, të parashikuar në nenin 353 të Kodit Penal.
Të lidhura
None found
Sipas autoriteteve, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës, ai ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Arsimin Fillor, duke shkarkuar në mënyrë të paligjshme drejtorin e një shkolle fillore komunale dhe më pas duke caktuar një person tjetër si ushtrues detyre të drejtorit.
MPB-ja bëri të ditur se vendimi është marrë megjithëse M.Q. ishte në dijeni se personi i emëruar nuk i përmbushte të gjitha kushtet e përcaktuara në nenin 118 të Ligjit për Arsimin Fillor. Shkeljet janë konstatuar gjithashtu gjatë një inspektimi të zhvilluar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
