Oda e Mjekëve të Kosovës nderon kujtimin e Flora Brovinës: Mjekësia humbi një profesioniste dhe humaniste të rrallë

Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur dhimbjen për vdekjen e Dr. Flora Brovinës, duke përcjellë ngushëllime për familjarët, kolegët dhe të gjithë personat që e kanë njohur atë si mjeke, humaniste, poete dhe veprimtare të dalluar për çështjen kombëtare.

Të lidhura

None found

Sipas Odës, Dr. Brovina ia përkushtoi gjithë jetën profesionit të mjekesisë dhe kontributit në të mirë të shoqërisë.

“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Flora Brovinës, mjekes pediatre, humanistes, poetes dhe veprimtares së shquar për çështjen kombëtare”, thuhet në reagimin e institucionit.

Edhe gjatë luftës në Kosovë, ajo nuk u tërhoq nga misioni i saj. Dr. Brovina vazhdoi t’u ofronte shërbime shëndetësore grave dhe fëmijëve të prekur nga lufta, duke i mbështetur në kushtet më të rënda.

Angazhimi i saj humanitar solli edhe arrestimin më 20 prill 1999, ndërsa në Serbi ajo u mbajt në burg për rreth një vit e gjysmë.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka vlerësuar se kontributi i saj në mjekësi dhe në shërbim të shoqërisë ishte i jashtëzakonshëm. Për këtë arsye, më 11 shtator 2026 vendosi t’i akordojë dekoratën për merita të veçanta me titullin “Ali Sokoli”.

“Me ndarjen e saj nga jeta, komuniteti mjekësor humbi një mjeke dhe humaniste të rrallë, ndërsa shoqëria jonë humbi një figurë që mishëroi guximin, përkushtimin dhe humanizmin”, thuhet më tej në reagim.

Institucioni u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr. Flora Brovinës, bashkëpunëtorëve të saj dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin.

“Kujtimi për të do të mbetet i përhershëm, ndërsa për gjeneratat e reja ajo do të jetë model i përkushtimit ndaj pacientit dhe shërbimit ndaj shoqërisë”, përfundon reagimi.

“U prehtë në paqe.”


Shtuar 15.09.2026 13:27

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom