Viktima e dytë! I shoqi i ndërroi jetë mes flakëve, 60-vjeçarja nuk i mbijeton plagëve e vdes në spital

Ka ndërruar jetë 60 vjeçarja Tatiana Haxhiaj, duke shënuar viktimën e dytë nga zjarret në vend.

Haxhiaj gjendej në spital pasi u lëndua nga zjarri ku ndërroi jetë edhe bashkëshorti I saj.

Ngjarja ndodhi më 3 gusht në Gjirokastër ku mësohet se 60-vjeçarja kishte djegie në 80 % të trupit.

Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj ndërroi jetë teksa po mundohej të shuante flakët që po afroheshin pranë banesës së tij, aty ku u lëndua dhe Tatiana,  e cila ndërroi jetë sot. /albeu.com/