Prej ditësh në mediat rozë po përflitet se Mevlan Shaba dhe Lindita nga “Për’puthen +40” kanë nisur një lidhje dashurie. Dyshimet lindën pasi ata të dy u shfaqëm shumë të afërt me njëri-tjetrin gjatë një feste.
Princi publikoi një foto të tyre në të cilën ata shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, gati për t;u puthur.
“Hahahaha i kapa”, shkroi Princi përkrah fotos së tyre.
Kështu ndjekësit nisën të mendonin se Mevlani dhe Lindita kanë nisur një lidhje romantike së bashku. Mirëpo Lindita ka reaguar për herë të parë dhe ka treguar se si qëndron e vërteta. Ajo është shprehur se me Mevlanin janë thjesht miq shumë të mirë dhe se ajo ka një respekt të madh për të.
“Sa shumë persona ma kanë bërë këtë pyetjen. Jo thjesht jemi shok shumë të mirë. Kam një respekt shumë të madh për Mevlanin”, është përgjigjur Lindita.