Pas një periudhe të gjatë suksesi për ngjyrën bordo dhe rritjes së interesit për tonet kafe, një tjetër nuancë po merr vëmendjen e industrisë së modës. Ngjyra e kumbullës pritet të jetë ndër tendencat kryesore të vjeshtës dhe dimrit 2026.
Ajo dallohet nga bordoja për përmbajtjen më të fortë të pigmentit vjollcë, që i jep një karakter më të freskët, energjik dhe bashkëkohor.
Të lidhura
None found
Megjithatë, kjo prirje e re nuk e nxjerr jashtë mode bordon. Përkundrazi, të dyja nuancat mund të kombinohen së bashku për të krijuar veshje elegante dhe me tonalitete të pasura.
Ngjyra e kumbullës është shfaqur në koleksione të shumta të reja, duke u përdorur si në pallto të gjata, ashtu edhe në fustane sateni.
Prania e saj është rritur edhe në linjat e aksesorëve, ku spikat në çanta lëkure, këpucë dhe elemente prej kadifeje.
Ky trend u evidentua që në koleksionin vjeshtë-dimër 2025 të Alexander McQueen, ku nuancat intensive të vjollcës u shfaqën në modele të ndryshme, nga xhaketat bomber deri te fustanet elegante të mbrëmjes.
Tonet e errëta të kumbullës përcjellin një ndjesi luksi, ndërsa njëkohësisht ruajnë një pamje moderne dhe elegante.
Kombinimi me ngjyrat krem dhe blu të errët e thekson edhe më shumë bukurinë e kësaj nuance, duke krijuar veshje të ngrohta dhe të sofistikuara për sezonin e ftohtë.
