Në Hagë vijon seanca ndaj Thaçit dhe të bashkakuzuarve, sot paraqiten qëndrimet përmbyllëse

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të zhvillojnë sot seancën e radhës për çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër personave të tjerë, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Të lidhura

None found

Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:30, sipas kohës lokale në Kosovë, ndërsa palët do të paraqesin përgjigjet dhe komentet e tyre të fundit.

Përveç Thaçit, në këtë proces gjyqësor përfshihen si të akuzuar edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Hashim Thaçi të dënohet me gjashtë vjet burgim. Për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun është kërkuar dënim prej tre vjetësh burgim për secilin, ndërsa për Hajredin Kuçin është kërkuar dënimi me nëntë muaj.

Ekipet mbrojtëse i kanë kundërshtuar këto kërkesa, duke i kërkuar gjykatës shpalljen e pafajësisë së të gjithë të akuzuarve.

Gjatë fjalës përfundimtare, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, tha se nuk ka pasur një grup të krijuar me qëllim pengimin e drejtësisë. Ajo gjithashtu vuri në pikëpyetje provat e përdorura nga Prokuroria për të mbështetur akuzat.

Mbrojtja argumentoi se veprimet që i atribuohen Thaçit nuk kanë pasur ndikim në procesin gjyqësor. Sipas saj, ish-presidenti akuzohet për tentativë ndërhyrjeje dhe jo për kryerjen e një vepre penale të përfunduar.

Të gjitha ekipet e Mbrojtjes i kanë mbyllur tashmë parashtrimet e tyre përfundimtare, duke kërkuar nga Gjykatësi i Vetëm që të gjithë të akuzuarit të shpallen të pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.

Me përmbylljen e deklaratave të palëve, çështja pritet të hyjë në fazën e vendimmarrjes nga Gjykatësi i Vetëm.


Shtuar 14.09.2026 08:52

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahisCasino welcome bonus