PDK-ja paralajmëron dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe procesin e formimit të Qeverisë.

Të lidhura

None found

Para këtij institucioni, PDK-ja ka paralajmëruar edhe një konferencë për media, në të cilën do të prezantojë lëndën që synon ta dorëzojë për shqyrtim.

Subjekti politik ka sqaruar se kërkesa nuk do të lidhet vetëm me konstituimin e Kuvendit, por edhe me procedurën për krijimin e Qeverisë Kurti 4.

Një ditë më parë, të dielën, Kuvendi i Kosovës e miratoi Qeverinë Kurti 4 gjatë një seance të jashtëzakonshme. Kundër votuan tetë deputetët e Listës Serbe, ndërsa deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës munguan në procesin e votimit.

Para votimit për Qeverinë u vazhdua seanca konstituive e Kuvendit, e cila u zhvillua gjatë orëve të paradites.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi se Legjislatura e 11-të ishte konstituuar, edhe pse posti i nënkryetarit nga radhët e PDK-së nuk ishte plotësuar.

PDK-ja nuk mori pjesë në vazhdimin e seancës, duke argumentuar se gjatë këtij procesi janë shkelur ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës.

Hapi i radhës pritet të jetë paraqitja e kërkesës së PDK-së në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa më pas do të vlerësohet se si do të veprojë ky institucion lidhur me të.


Shtuar 14.09.2026 08:07

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahisCasino welcome bonus