Protesta hyn në ditën e 107-të, paralajmërohet mosbindje civile: Kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta kundër qeverisë në Tiranë vijon edhe sot, duke shënuar ditën e 107-të të rezistencës qytetare. Pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë, qytetarët janë rikthyer në shesh për të vazhduar protestën dhe për të përsëritur kërkesat e tyre politike.

Gjatë protestës së 106-të, pjesëmarrësit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan në drejtim të Kryeministrisë. Në tubim morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Të lidhura

None found

Thirrja kryesore e protestuesve mbetet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të protestës përmes asaj që e quajnë “mosbindje civile”.

Në fjalimet e mbajtura gjatë tubimit u përcoll mesazhi se rezistenca do të vijojë. Një protestues tha se lëvizja ka hyrë në një fazë të re, ndërsa këmbënguljen e qytetarëve e krahasoi me “pikën e ujit që gërryen shkëmbin”. Sipas tij, pas 106 ditësh protestë kanë filluar të shfaqen edhe çarje brenda strukturave të pushtetit.

“Askush nuk e ka menduar që edhe pas 106 ditësh do të ishim me mijëra në sheshin para Kryeministrisë”, u shpreh një prej protestuesve, duke nënvizuar se synimi mbetet rrëzimi i qeverisë.

Aktivisti Arben Kola u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në diasporë të rikthehen dhe t’i bashkohen protestës. Ai njoftoi se, duke nisur nga sot, grumbullimi në sheshin “Skënderbej” do të fillojë në orën 18:30, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë përgjatë bulevardit në drejtim të Kryeministrisë. Kola e cilësoi pjesëmarrjen e diasporës si të rëndësishme dhe deklaroi: “sot është koha, do të jetë vonë nesër”.

Protesta nisi fillimisht për shkak të kundërshtimeve ndaj projekteve në zonën e Zvërnecit, Sazanit dhe territoreve të mbrojtura, por më pas u shndërrua në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë. Ndër kërkesat e ngritura gjatë ditëve të protestës janë largimi i qeverisë, ndryshimi i kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, anulimi i Paketës së Maleve dhe ndryshimet në ligjet që lidhen me zonat e mbrojtura.

Prania e shqiptarëve nga diaspora ka qenë një prej veçorive të protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit.


Shtuar 14.09.2026 07:29

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisegebetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahisCasino welcome bonus