VIDEO/ Goli i Rey Manajt u anulua nga arbitri, sulmuesi lushnjar kërkon sqarime me ChatGPT

Sivasspori nuk shkoi më shumë se barazimi 1–1 ndaj Muglasporit, në javën e 7-të të Ligës së Parë të futbollit turk. Vëmendjen kryesore e mori një episod i diskutueshëm i pjesës së dytë, kur Rey Manaj shënoi, por goli u anulua për faull.

Portieri e kishte lëshuar topin nga duart dhe po bëhej gati ta largonte me këmbë. Manaj ndërhyri në atë moment, e mori topin në ajër pa pasur kontakt fizik me portierin dhe e dërgoi në rrjetë. Megjithatë, arbitri kryesor dhe asistentët e tij e konsideruan aksionin të parregullt.

Të lidhura

None found

Vendimi shkaktoi reagime të shumta. Sulmuesi nga Lushnja shprehu pakënaqësinë në rrjetet sociale dhe publikoi edhe një bisedë me “Chat GPT”, të cilit i kërkoi një vlerësim për situatën.

Po, e pashë videon. Nëse portieri e ka nxjerrë topin nga duart dhe ai ndodhet në ajër, ndërsa portieri po përgatitet ta godasë me këmbë, kundërshtari mund të tentojë të luajë me topin, për sa kohë nuk e pengon portierin në mënyrë të parregullt, sipas rregullave.

Kështu, nëse lojtari e merr topin pa prekur portierin dhe pa ndikuar në lëvizjen e këmbës së tij, vetëm përgatitja e portierit për të goditur topin nuk mjafton që aksioni të cilësohet automatikisht faull.

Nëse dëshiron, mund ta shqyrtoj pozicionin në video sekondë pas sekonde për të përcaktuar nëse ka faull apo jo. Shkurtimisht: Fakti që portieri po bëhet gati të godasë topin nuk e bën vetvetiu të parregullt ndërhyrjen e kundërshtarit; duhet të ketë kontakt ose pengim fizik ndaj portierit”.


Shtuar 13.09.2026 23:13

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetjojobet güncel girişJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahisCasino welcome bonus