Baseli triumfoi 2-4 në transfertën ndaj Luzernit, në një ndeshje ku protagonisti kryesor ishte Xherdan Shaqiri.
Të lidhura
None found
Futbollisti nga Gjilani realizoi dy gola dhe kontribuoi edhe me një asistim, duke udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje të rëndësishme.
Shaqiri fillimisht shërbeu për Otele, i cili përmbysi avantazhin e Luzernit dhe e kaloi rezultatin nga 1-0 në 1-2.
Në pjesën e dytë, ylli nga Kosova e rriti edhe më shumë ndikimin e tij në lojë. Pas dy asistimeve të Olaigbe, ai mposhti portierin vendas me dy goditje të bukura, në minutat 56’ dhe 66’.
Paraqitja e tij u vlerësua me notën 9.9 nga SofaScore, rezultati më i lartë i regjistruar në këtë sfidë.
Pas kësaj fitoreje, Baseli ngjitet në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Luzerni mbetet në vendin e shtatë me nëntë pikë.
