Do të ishte e vështirë për t’u besuar në fillim, që pas katër javësh Mario Mitaj, nuk do të regjistronte asnjë minutë në Seria A.
De Rosi me Xhenoan e vendit të parafundit nuk po e llogarit Mitajn, i cili pranoi huazimin për shkak të mungesës së hapësirave nga Al Itihad.
Të lidhura
None found
Xhenoa ndërkohë po vuan. Dje e mbylli me barazim ndaj Frosinones, teksa ishte pika e parë e regjistruar për këtë sezon. Vendi i parafundit është një sinjal që objektiv do të mbetet mbijetesa.
Momenti për Mitajn pritet të vijë sërish në Kupë. Më 15 shtator rezervohet sfida ndaj Sudtirol, teksa Mitaj bënte mirë në sfidën e kaluar ku asistonte.
23-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Kombëtarja e Shqipërisë. Për të është një moment mjaft i vështirë.
