Duke iu referuar zhvillimeve lidhur me themelimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramiz Lladrovci ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të japë vendime të drejta ndaj çdo personi që shkel Kushtetutën, pavarësisht nëse veprimi është bërë me dashje apo jo.
Të lidhura
None found
Lladrovci ka kërkuar që kjo gjykatë të shërbejë si institucion përgjegjës për vendosjen e masave ndëshkuese ndaj deputetëve që nuk respektojnë Kushtetutën.
Sipas tij, kushdo që shkel aktin më të lartë juridik duhet të përballet me dënimin maksimal dhe të largohet nga jeta politike e publike.
Ai ka vlerësuar se interesi i shtetit të Republikës së Kosovës duhet të jetë mbi çdo subjekt politik, si dhe mbi egon e një deputeti apo zyrtari.
