Jugosllavia nuk do të shpërbëhej pa luftë” – Çfarë u diskutua në takimin e LPK-së me Ibrahim Rugovën për armët dhe përplasjen e armatosur?

Takimet e zhvilluara në fillim të viteve ’90 mes përfaqësuesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe presidentit Ibrahim Rugova janë rikthyer në vëmendje përmes ciklit “Dosjet” në emisionin Debat Plus.

Të lidhura

None found

Ramadan Avdiu, veprimtar i LPK-së, ka treguar hollësi për një prej bisedimeve me Rugovën, ku u diskutua marrëdhënia mes Lëvizjes ilegale dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në atë takim, sipas Avdiut, ishin të pranishëm Ramadan Avdiu, Xhavit Haziri dhe Azem Syla.

Avdiu ka rrëfyer se bashkëbisedimi me Rugovën zgjati për një kohë të gjatë dhe përfshiu edhe çështjen e stigmatizimit dhe diskualifikimit.

Megjithatë, një prej temave të para të ngritura nga Rugova lidhej me furnizimin me armë.

“Fjalët e tij të para kanë qenë: ‘a keni hekra hiç?’ Ne i thamë nuk jemi krejt pa to, por nuk kemi sa na duhen”, ka deklaruar Avdiu.

Sipas shpjegimit të tij, me termin “hekra” Rugova nënkuptonte armët. Gjatë të njëjtit takim, Azem Syla kishte vlerësuar se shpërbërja e Jugosllavisë ishte e pashmangshme dhe se ky proces nuk do të ndodhte pa luftë.

Për komunikimet me Ibrahim Rugovën ka folur edhe Ali Ahmeti, në një tjetër rrëfim të përfshirë në ciklin “Dosjet”.

Ahmeti ka thënë se Rugova u kishte bërë të qartë përfaqësuesve të LPK-së se do të vazhdonte të ndiqte mënyrën e tij të veprimit politik.

Sipas Ahmetit, Rugova u ishte shprehur: “Unë jam i përcaktuar për këtë mënyrë të bërjes së politikës… ky takim mbetet takim mes nesh. Por për më tutje, takohuni me Fehmi Aganin”.

LPK-ja kishte pasur kontakte edhe me Bujar Bukoshin, jo vetëm me Rugovën. Në një fazë, përfaqësuesit e saj kishin shprehur gjithashtu gatishmërinë për t’u përfshirë në strukturat qeverisëse të asaj kohe.

Ramadan Avdiu ka sqaruar se Lëvizja kërkonte një përgjegjësi të përcaktuar, kryesisht në sektorin e mbrojtjes.

“Ekskluzivisht në Ministrinë e Mbrojtjes”, ka deklaruar ai.

Në atë periudhë, diskutimet brenda LPK-së po përqendroheshin gjithnjë e më shumë te organizimi ushtarak dhe përgatitjet për një konflikt të mundshëm.


Shtuar 11.09.2026 08:15

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis