Shqipëria po përballet prej disa muajsh me zjarre të shumta. Përtej pasojave mjedisore, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik paralajmërojnë se tymi i çliruar prej tyre ka një impakt të menjëhershëm në mirëqenien e qytetarëve.
Sipas specialistëve, disa kategori janë më të ekspozuara ndaj cilësisë së keqësuar të ajrit nga flakët. Pa dyshim, grupet më vulnerabël përfshijnë forcat zjarrfikëse që luftojnë me flakët dhe komunitetet që jetojnë pranë vatrave. Këto grupe mund të hasin disa probleme shëndetësore.
Të lidhura
None found
Për banorët që ndodhen në afërsi të vatrave të zjarrit, specialistët këshillojnë si hap të parë të sigurohen se nuk janë në rrezik nga flakët. Më pas, për t’u mbrojtur nga tymi, duhet të qëndrojnë në distancë dhe të mbahen maska me filtra.
