“Me çfarë tagri një ordiner që s’ka hyrë kurrë në spitalet Covid bën deklarate të nivelit kombëtar?!”
Deklaratat e mjekut Pëllumb Pipero mbi variantin Delta të COVID-19 nuk janë pritur aspak mirë nga mjeku imazherist në Renato Osmënaj.
Osmënaj ka sulmuar ashpër Piperon duke e quajtur atë një “ordinier që nuk ka specializim për sëmundjet infektive dhe jep deklarata në nivel kombëtar…”
Renato Osmënaj e quan Piperon si një hajdut dhe një turp për mjekësinë.
Deklarata e fortë e mjekut Osmënaj:
“Me çfarë tagri një ordiner që s’ka hyrë kurrë në spitalet Covid bën deklarate të nivelit kombëtar?! Një person që nuk ka kryer specializim në sëmundjet infektive jep opinione për pandemi!
Një hajdut dhe një media ordinere mund të lançojë mesazhe të tillë! Turp për atë palo mjekësi që ju ka ngelur!”, thekson mjeku i QSUT-së, Renato Osmënaj.
Deklarata e Piperos për variantin Delta të COVID-19:
Prekje e gjerë e sistemit pulmonar, së dyti përgjigje inflamatore sistemike, e agravuar. Një përgjigje jo adekuate ndaj virusit. Do të thosha, një dëmtim të shumë organeve njëkohësisht dhe pamundësi për t’u mundësuar që të shpëtonin. Ishin nga ato forma tejet të rënda të Covid në përgjithësi. /albeu.com/