OVL UÇK: Prokuroria e njëanshme po përpiqet të mbulojë dështimet me kërkesat e fundit

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që synojnë dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt në çështjen që ka të bëjë me akuzat për pengim të sistemit të drejtësisë.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikate, OVL UÇK i ka quajtur këto kërkesa si diçka të pritshme dhe ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Specializuar, të cilën e sheh si të njëanshme në trajtimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas veteranëve, akuzat bazohen në prova që ata i shohin si të dyshimta, përfshirë këtu edhe dokumente me origjinë nga Serbia.

“Është pothuajse e pamundur të mos ngrihet pyetja nëse ZPS-ja, duke u ndeshur me dështimet e veta në proceset gjyqësore në Hagë, sot po kërkon të justifikojë veprimtarinë e saj duke ndjekur një linjë edhe më represive pikërisht në këtë rast të pengimit të drejtësisë,” thuhet në reagim.

Veteranët kanë akuzuar Prokurorinë se nuk ka treguar asnjë shenjë reflektimi mbi të metat dhe mospërputhjet e provave të prezantuara në çështjet e saj, duke shtuar se kërkesat për dënime të ashpra me burg nuk kontribuojnë në rritjen e besimit te sistemi i drejtësisë.

Organizata ka shfaqur brengën se ZPS-ja ka ndërtuar një “narracion të paracaktuar” kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atyre që kanë dhënë kontributin e tyre për të.

“OVL UÇK nuk pret zhvillime pozitive nga një prokurori e tillë, por, pavarësisht kësaj, ne shpresojmë për drejtësi nga ana e gjykatësve,” theksohet në deklaratë.

Në përmbyllje, OVL UÇK ka bërë thirrje që vendimi përfundimtar të bazohet në ligj dhe në parimet më të larta të drejtësisë, duke u distancuar nga ato që organizata i përshkruan si konstruksione narrative të Prokurorisë.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të kriminalizohet nëpërmjet procesesh të njëanshme dhe drejtësia nuk mund të ngrihet mbi baza paragjykimesh politike,” përfundon reagimi i veteranëve.


Shtuar 10.09.2026 15:25

Tags:
sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis