Deco tregon si Barcelona arriti marrëveshjen për Rodrin

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka rrëfyer detajet e negociatave që i paraprinë transferimit të Rodrit nga Manchester City gjatë verës.

Të lidhura

None found

Ekipi katalunas fitoi garën ndaj Real Madridit për 30-vjeçarin, transferimi i të cilit i kushtoi klubit rreth 75 milionë euro, së bashku me bonuset.

Sipas Decos, fillimisht Barcelona nuk e konsideronte të mundur këtë lëvizje, pasi besohej se mesfushori nuk do të largohej nga Manchester City.

“Disa muaj më herët, nuk po mendonim për transferimin e tij, sepse mendonim se Rodri nuk do ta braktiste Cityn”, deklaroi Deco.

Ai shpjegoi se lojtari kishte ende një vit kontratë dhe se në Barcelonë prisnin që marrëveshja e tij të rinovohej. Megjithatë, pasi morën vesh se Rodri mund të largohej, Deco kontaktoi Hugo Vianën për të verifikuar informacionin.

“Hugo më tha se Rodri kishte marrë një ofertë për rinovim, por nëse do të vinte një propozim tjetër, Manchester City nuk do të mund ta mbante”, tregoi drejtori sportiv i Barcelonës.

Pas kësaj, Barcelona ia paraqiti mundësinë trajnerit, i cili dha miratimin, ndërsa më pas klubi nisi kontaktet me agjentin e futbollistit. I pyetur për interesimin e Real Madridit, Deco u shpreh se për këtë çështje do të duhej të bisedohej me vetë agjentin e Rodrit.


Shtuar 10.09.2026 13:31

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis