Policia e Kosovës bastis dy lokacione në Prishtinë, sekuestron armë dhe municion

Për shkak të dyshimeve se tre të dyshuar kanë kryer veprën penale “Import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, Policia e Kosovës (PK) ka zhvilluar bastisje në dy lokacione në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar një revole, 40 fishekë, dokumente dhe kartela bankare.

Në raportin policor, lidhur me ngjarjen e shënuar në rrugën “Skënder Luarasi” në Prishtinë më 12.06.2025 në orën 14:30, thuhet se me datë 09.09.2026 njësitë policore, në koordinim dhe bashkëpunim me PSRK-në, kanë bastisur dy lokacione të ndryshme në Prishtinë. Sipas raportit, tre të dyshuar kosovarë dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e kësaj vepre.

Si prova materiale gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, disa dokumente identifikuese dhe kartela bankare.

Njoftohet se të dyshuarit, pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.


Shtuar 10.09.2026 09:27

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetsekabetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabet