Marshimi qytetar nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë vijon mes thirrjeve “Shqipëria po bën revolucion” dhe “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”.
Me flamuj kombëtarë në duar, protestuesit po përshkojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.
Të lidhura
None found
Një prej kërkesave të artikuluara gjatë protestës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e zyrtarëve të tjerë të qeverisë. Protestuesit akuzojnë mazhorancën për korrupsion dhe keqqeverisje.
