Musliu: Kurti po bashkërendon me Listën Serbe për të vonuar konstituimin e Kuvendit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se ai po bashkëpunon me Listën Serbe për të penguar konstituimin e Kuvendit para 16 shtatorit.

Të lidhura

None found

Në një reagim publik, Musliu është shprehur se Kurti dhe Lista Serbe nuk dëshirojnë që Kosova të ketë një Kuvend të konstituuar përpara kësaj date.

“Albin Kurti në koordinim të plotë me Listën Serbe nuk duan të kemi Kuvend para datës 16 shtator”, ka shkruar ajo.

Sipas deputetes së PDK-së, zhvillimet politike nuk mund ta prekin apo ta ndryshojnë historinë e Kosovës.

“E keni të kotë! Nuk do mund ta rishkruani historinë!”, ka deklaruar Musliu.

Ajo ka renditur disa prej vendeve që i konsideron dëshmi të historisë së luftës dhe sakrificës së shqiptarëve për liri, mes tyre Prekazin, Çirezën, Likoshanin, Likocin, Reçakun, Abrinë, Poklekun, Krushën dhe Mejën.

“Është shkruar me gjakun dhe sakrificën e njerëzve tanë”, ka përfunduar Musliu.


Shtuar 9.09.2026 14:27

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet