Gruda: PDK-ja do të votojë çdo propozim, ndërsa VV-ja po pengon konstituimin e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, e ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për vazhdimin e ngërçit parlamentar, pas ndërprerjes së radhës së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas Grudës, PDK-ja është e gatshme të mbështesë çdo emër që propozohet për postin e nënkryetarit të Kuvendit, pavarësisht subjektit politik nga i cili vjen kandidatura.

“Qëndrimi ynë është i qartë: do të votojmë çdo nënkryetar dhe çdo propozim që hidhet në votim në Kuvend”, deklaroi ai.

Ai sqaroi se mbështetja e PDK-së do të vijojë nëse VV-ja merr përsipër që, pas përmbylljes së këtij procesi, ta konstituojë Kuvendin.

“Do t’i votonim të gjitha propozimet në rast se VV-ja garanton se Kuvendi do të konstituohet sot. Në të kundërtën, mund të mbetemi pa Kuvend deri më 16 shtator”, u shpreh Gruda.

Sa i përket kandidaturës së paraqitur nga Lista Serbe, deputeti i PDK-së tha se ajo nuk krijon pengesë procedurale në procesin e votimit.

“Propozimi i Listës Serbe nuk përbën problem. PDK-ja do të votojë çdo procedurë dhe çdo propozim që paraqitet”, theksoi ai.

Gruda e përshkroi situatën si një tjetër tentativë për ta shtyrë konstituimin e Kuvendit, duke pretenduar se shumica parlamentare nuk po shfaq gatishmëri për ta përfunduar këtë proces.

“Bëhet fjalë për një bllokim të radhës dhe për një lojë tjetër. Ata nuk po duan që Kuvendi të konstituohet”, deklaroi deputeti i PDK-së.


Shtuar 9.09.2026 14:05

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet