Një drekë në restorant, një kafe apo një mbrëmje në lokal ka kushtuar më shtrenjtë gjatë gushtit 2026, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e shërbimeve të hotelerisë u rritën me 3.7% në gusht 2026 kundrejt gushtit të vitit të kaluar. Në raport me korrikun, rritja ishte 0.6%.
Trendi i shtrenjtimit është reflektuar edhe në bilancin e tetë muajve të parë të vitit. Për periudhën janar–gusht 2026, çmimet rezultojnë mesatarisht 3.0% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, deri në gusht rritja e çmimeve ka arritur në 1.3%.
Për qytetarët, kjo do të thotë se shpenzimet për një kafe, drekë ose darkë janë rritur gradualisht dhe fatura është më e lartë se një vit më parë.
