Hoti: Lista Serbe nuk përfaqëson të gjithë serbët, Kosova nuk është Beograd

Andin Hoti, ministër në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, për përfaqësimin e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Hoti e ka kritikuar qasjen politike të Simiqit, duke e ndërlidhur atë me qëndrimet e Beogradit zyrtar dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Hotit, Lista Serbe nuk mund të paraqitet si zë i të gjithë popullit serb. Ai ka theksuar gjithashtu se kandidati i komunitetit serb për postin e nënkryetarit të Kuvendit duhet të propozohet nga deputetët serbë, në pajtim me rregullat kushtetuese të Kosovës.

“Duhet të jetë e qartë: Lista Serbe nuk është populli serb”, ka shkruar Hoti.

Ai ka rikujtuar se Kosova është republikë demokratike dhe se Kushtetuta garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Megjithatë, Hoti ka vlerësuar se këto të drejta nuk duhet të shndërrohen në mjet për zbatimin e politikës së Beogradit brenda institucioneve të Kosovës.

Reagimin e tij, Hoti e ka mbyllur me një mesazh të drejtpërdrejtë për Sllavko Simiqin dhe Listën Serbe.

“Kosova nuk është Serbi. Kuvendi i Kosovës nuk është Beograd”, ka përfunduar Hoti.


Shtuar 9.09.2026 13:21

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet