Armando Broja me shumë gjasa do të vijojë karrierën e tij tek skuadra e Sauthemptonit në formulën e huazimit nga Çelsi.
Sipas asaj që raporton “The Athtletic”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare përveç skuadrës së Udinezes kishte kërkesa dhe nga kundërshtari i Laçit në Ligën e Konferencës, Anderleht të cilët e kërkuan Brojën, por ishte Sauthemptoni ajo që bindi më shumë sulmuesin dhe blutë e Londrës.