Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se më datë 6 shtator 2026, rreth orës 13:05, efektivët e Stacionit Policor të Shkupit kanë ndaluar shtetasen Sh.I., 51 vjeçe, banuese në kryeqytet. Arrestimi u krye në lagjen Qendër të Shkupit.
Të lidhura
None found
Sipas hetimeve paraprake, gruaja dyshohet se përdori një lëndë lehtësisht të djegshme për të ndezur një zjarr, i cili përfshiu një hapësirë të gjerë me barishte dhe drurë, duke dëmtuar gjithashtu edhe dy shtylla.
Nga MPB-ja theksojnë se pasi të përfundojë dokumentimi i plotë i ngjarjes, do të hartohet një kallëzim penal përkatës.
