Takim i Bardhit, Tabakut dhe Nokës me të dërguarin e Trump, në qendër kapja e shtetit dhe integriteti zgjedhor

Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar, dhe Jorida Tabaku, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, u takuan me Paulo Zampollin, të dërguarin special të presidentit të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale.

Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, biseda u përqendrua te gjendja politike, institucionale dhe ekonomike e Shqipërisë, teksa përfaqësuesit e opozitës shprehën shqetësime të shumta për mënyrën si funksionojnë demokracia dhe institucionet.

Të lidhura

None found

Nga radhët e Partisë Demokratike u tha se krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë krijuar një mjedis të pafavorshëm për investitorët e huaj dhe kanë minuar besimin e partnerëve ndërkombëtarë ndaj Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua edhe përqendrimi i pushtetit dhe ndërhyrja politike në institucione. Përfaqësuesit demokratë pohuan se qeveria e Edi Ramës e ka dobësuar ndarjen e pushteteve dhe ka penguar veprimin e pavarur të drejtësisë.

Po ashtu, në bisedë u përmend ajo që PD-ja e quan “agjendë Soros” në Shqipëri, për të cilën opozita pretendon se ka lënë gjurmë në zhvillimet politike dhe institucionale të vendit.

Zgjedhjet ishin një tjetër temë kyçe e takimit. Demokratët denoncuan përdorimin e parave të paligjshme, shpërdorimin e administratës shtetërore dhe lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar, duke i cilësuar këto si dukuri që shtrembërojnë vullnetin e qytetarëve në votime.

PD-ja theksoi se vendi ka nevojë për një reformim të thellë politik dhe institucional, me llogaridhënie më të madhe, ndarje e baraspeshë të pushteteve, garë të ndershme politike dhe procese zgjedhore me integritet.

Nga ana e tij, Paulo Zampolli u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim të ngushtë me opozitën shqiptare dhe për ta mbështetur Shqipërinë në proceset demokratike.

Në fund, Partia Demokratike deklaroi se do të vijojë të angazhohet për mbrojtjen e demokracisë, shtetit ligjor dhe interesit kombëtar, si dhe për forcimin e raporteve strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobetBahsegel