Para Egnatias, Agim Demrozi kërkoi të merrte Besën dhe Shkumbinin, por nuk gjeti marrëveshje

Gazetari Gjergji Stefa, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “MegaSport” në A2CNN, ka zbuluar një prapaskenë interesante nga futbolli shqiptar. Ai rrëfeu se Agim Demrozi, përpara se të bëhej president i Egnatias, kishte shfaqur interes fillimisht për Besën e Kavajës dhe më pas për Shkumbinin e Peqinit.

Të lidhura

None found

Sipas Stefës, historitë e presidentit të Egnatias, Takajt dhe Laskës janë të denja për film. Pasi u kthye nga Italia, Demrozi trokiti fillimisht në Kavajë, te Nexhat Bizhdili, të cilit i propozoi të bashkonin forcat për ta bërë të madhe skuadrën kavajase. Bizhdili, megjithatë, nuk e pranoi ofertën dhe Demrozi u largua.

Më pas, ai iu drejtua Peqinit, ku zhvilloi bisedime me drejtuesit e Bashkisë së Peqinit. Duke qenë nga ajo zonë, Demrozi u propozoi rikthimin e futbollit peqinas dhe ndërtimin e një skuadre të madhe. Por, sipas rrëfimit të gazetarit, një punonjës i Bashkisë i kërkoi para në këmbim të klubit dhe për ta emëruar president.

Pas këtyre dy përpjekjeve, Demrozit iu hap dera në Rrogozhinë. Në sezonin e parë, aty gjeti vetëm një fushë dhe një mur, ndërsa deklaroi se brenda 4-5 viteve do ta shndërronte Egnatian në një klub evropian. Stefa kujtoi se në atë kohë një premtim i tillë shkaktonte të qeshura, duke parë edhe skuadrat e tjera që konkurronin.

Demrozi e ktheu murin në shkallë stadiumi, ndërtoi strehën, vendosi stolat, rregulloi fushën dhe instaloi rrjetën. Sipas Stefës, presidenti i Egnatias dallon në 3 aspekte dhe futbollin nuk e trajton si emocion, por si biznes. Madje, që në vitin e parë, kur skuadra rrezikonte rënien nga kategoria, ai regjistroi 6 mijë euro fitim.


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet