Është zbardhur ekspertiza e vdekjes së 32 vjeçarit në magazinën e nëndheshme disa ditë më parë në një qendër tregtare në Tiranë.
Zjarri në magazine me mallra plastike e veshje, dyshohet se nisi pas një shkëndije elektrike në kabullin e neonit. Shkëndijat elektrike ranë mbi rroba sintetike duke krijuar flakë të shumta që forcave zjarrfikëse ju deshën mbi 2 ditë për t’i shuar zjarrin, pasi temperatura në magazinë arriti mbi 900 gradë.
None found
Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 teksa punëtorit prisnin kamionin me mall. Të parët që tentuan të shuajnë zjarrin ishin punonjësit e sigurisë mes tyre edhe Arjan Salaj, që fatkeqësisht u gjet i pajetë ditën e djeshme në magazinën e shkrumbuar. Punonjësit e sigurisë shuan flakët por jo vatrën e për pasojë, zjarri u riaktivizua më pas.
Në orën 15:30 flakët aktivizuan alarmin, ndërsa 2 punonjës dhe djali i pronarit u futën t’i shuanin. Arjan Salaj u fut thellë në magazinë që të shuante flakët, raporton Report tv. Ai tentoi të largohej nga dera e emergjencës, por u rrëzua për shkak të errësirës dhe tymit.
Trupi i pajetë i të ndjerit u gjet shumë pranë derës së emergjencës. Ai u përcoll dje nga familjarët në banesën e fundit, ndërsa qeveria pritet ta shpallë Dëshmor të Atdheut.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…