Categories: Uncategorized

Vuçiç: Formimi i Asociacionit është me “rëndësi prioritare”

Pas një takimi në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u pajtuan që formimi urgjent i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është me rëndësi prioritare, tha Presidenca e Serbisë.

Vuçiç ka shkruar në profilin e tij në Instagram më 3 mars se ka informuar ambasadorin Hill për rundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.

Të lidhura

None found

Veç formimit të Asociacionit, presidenti serb tha se “duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”.

Ai tha gjithashtu se të premten ka biseduar edhe me ambasadorin britanik në Beograd, Shan McLeod, për hapat e mëtejshëm për të formuar sa më parë Asociacionin.

Në takimin e së hënës, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pajtuan që për Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, palët nuk e nënshkruan këtë dokument, për të cilin një zyrtar i BE-së tha dje se duhet të nënshkruhet bashkë me aneksin ose planin e zbatimit.

Në nenin 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit thuhet se “palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.

Në praktikë, kjo do të thotë se duhet të formohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një konferencë virtuale me gazetarë, më 28 shkurt, se Asociacioni duhet të formohet dhe se ai duhet të përfaqësojë “një nivel të vetëmenaxhimit, që nuk do të ndërhyjë në rendin kushtetues të Kosovës, në strukturën juridike dhe as funksionalitetin e Kosovës”.

Problemi kryesor për formimin e Asociacionit lidhet me kompetencat e tij.

Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për formimin e Asociacionit nuk janë në përputhje me 23 nene të Kushtetutës, që kryesisht kanë të bëjnë me barazinë para ligjit, të drejtat dhe liritë themelore dhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe pjesëtarëve të tyre.

Kurti, duke iu referuar këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ka përsëritur vazhdimisht se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.

të fundit

Atentati në Shkodër/ Flet i afërmi i viktimës: Ishte në dijeni të rrezikut për shkak të një konflikti të hershëm…

Një i afërm i viktimës së vrasjes së ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, Mark Koçeku, ka hedhur dritë mbi…

3 minutes ago

DW: Bisedime me opozitën në kërkim të konsensusit në Kosovë

Dy ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit, kryeministri në detyrë, që njëherësh është edhe kryetar i partisë…

12 minutes ago

Të shtëna në “Salsa on St. Clair” në Toronto, dy viktima dhe disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë goditi festivalin “Salsa on St. Clair” në Toronto, ku dy persona humbën jetën dhe disa të…

13 minutes ago

Zhvillimet ushtarake të Serbisë nxisin kujdes në Kosovë, ekspertët: nevojitet vigjilencë pa alarm

Vendimi i Serbisë për të mobilizuar prona shtetërore dhe kishtare për zgjerimin e projekteve ushtarake po shihet me kujdes nga…

22 minutes ago

Haki Imeri’s family accuses the LDK: The current leadership serves paramilitary clans, not citizens

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar me një deklaratë publike, duke akuzuar udhëheqjen aktuale të LDK-së se është shkëputur…

30 minutes ago

Exchange rates: At what prices the dollar and euro are bought and sold, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me…

30 minutes ago