Uncategorized

Vrau “amerikanin” në Greqi, ende asnjë gjurmë autori me origjinë shqiptare

Policia greke vijon kërkimet për kapjen një 38-vjeçari shqiptar, Izbi Çaushi,  që akuzohet për vrasjen e një 47-vjeçari në Kalamata, i njohur me nofkën “amerikani”, shkruajnë mediat greke.

Ngjarja ndodhi ditën e premte. Mediat greke raportojnë se shqiptari thuhet se fshihet në një mal në zonën e Kitries.

Të lidhura

None found

Nga hetimet e deritanishme rezulton se mes shqiptarit dhe viktimës ka pasur mosmarrëveshje, ndërsa 38-vjeçari mendohet se është arratisur nga një lokal ku ka marrë prej aty ushqime dhe veshje.

Megjithatë, nuk dihet nëse ai ende fshihet atje apo ka kërkuar një rrugë për të shpëtuar, ndoshta në vendlindje. Autorët e përfshirë në vrasjen e “Gus”, pasi kanë dalë nga automjeti tip Opel Corsa të errët, njëri prej tyre një 22-vjeçar shqiptar, por me pasaportë greke, kishte qëlluar viktimën me grusht.

Për momentin nuk dihet nëse shqiptari ka dashur të vriste 47-vjeçarin apo e ka qëlluar në këmbë për shkak të kanosjes dhe plumbi ka goditur një arterie qendrore duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe dhe më pas vdekjen.

Ndërkohë, sot do të dalin para gjykatës 22-vjeçari i përfshirë në vrasje si dhe dy shtetasit grek të moshës 40 dhe 50 vjeç, të cilët përballen me akuzën e kundërvajtjes për dëshmi të rreme dhe nxitje të kriminelëve.

Dy grekët akuzohen se kanë ndihmuar të arratiseshin dy autorët e përfshirë në ngjarje, por vetëm njëri prej tyre i shpëtoi arrestimit.

të fundit

Dy bombola gazi shpërthejnë në Maliq, zjarri përfshin një shtëpi

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të diele në fshatin Rrëmbec, në bashkinë e Maliqit, pas shpërthimit…

6 minutes ago

Ivanovski: Filipçe mbetet kirurg i shkëlqyer, por në krye të LSDM-së nuk ka dëshmuar rezultate

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe kryetari i saj Venko Filipçe janë dy gjëra thelbësisht të ndryshme, tha profesori universitar dhe…

12 minutes ago

Elton Guranjaku: Elbasani është gati për BATE Borisov, kemi bërë përgatitjet tona! Në Superiore, Egnatia duket një hap para

Elton GuranjakuElbasani do të zhvillojë ndeshjen e parë europiane, atë në Conference League përballë BATE Borisov [...]Read More...

12 minutes ago

Interior Ministry: 55 measures in Shtip, 35 motorcyclists fined for not wearing helmets

Në një kontroll aksional të kryer më 4 korrik nga ora 17:00 deri në orën 23:00 në zonën e Shtipit,…

15 minutes ago

Trump on the eve of July 4: The communist threat is returning to our country

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti amerikan Donald Trump u kërkoi qytetarëve të SHBA-së të mbrojnë liritë…

15 minutes ago

Sky News Highlights the Major Protest in Tirana, Rama Told “100 Years in Prison” on His Birthday

Jehona e revoltës popullore në Shqipëri ka kapërcyer kufijtë, duke marrë vëmendjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare. Gjiganti mediatik…

16 minutes ago