Vlora 7 ditë luftë me flakët, drejtori i zjarrfikëseve: Zonat e banuara nuk rrezikohen!

Vatrat e zjarrit në zonën e Karaburunit janë në ditën e shtatë! Situata vijon të jetë e njëjtë edhe pse dhjetëra forca të ushtrisë janë dërguar për të ndihmuar zjarrfikësit në vatrat e zjarrit. Ditën e djeshme u bë e mundur neutralizimi i zjarrit afër banesave te fshatit Dukat i Ri, ndërkohë që sot në lartësinë e malit të Karaburunit ku flakët janë prezente është e pamundur të ndërhyhet nga terreni ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Vijon të jetë aktiv vatra e zjarrit mbi fshatin Tragjas, i cili është aktiv por që nuk rrezikon banesa vetëm shkurre dhe pemë. Po ashtu dhe në fshatin Kuç sipërfaqe të mëdha me shkurre vijojnë të digjen.

Të lidhura

None found

Në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Top Channel ishte Kastriot Bega, drejtor i zjarrfikëseve ne bashkinë e Vlorës.

Bega u shpreh se aktualisht janë aktive vatrat e zjarrit në Karaburun dhe në malin e Tragjasit, por pavarësisht punës të madhe të bërë fikja e zjarrit është e pamundur.

“Aktualisht vatrat e zjarrit janë në Karaburun dhe ne malin e Tragjasit. Në Karaburun po punon një pjesë e mirë e Forcave të Armatosura, personeli i mbrojtjes së mjediseve, të cilët kanë bërë të pamundurën për fikjen e zjarrit. Në ndihmën tonë është edhe një helikopter i ushtrisë.

Temperaturat e larta bëjnë që zjarri të jetë i vështirë dhe të mos fiket. Prej katër muajsh nuk bien shira dhe e bën të pamundur fikjen e zjarrit. Po punohet me kapacitete maksimale, edhe pse jemi munduar është e pamundur fikja e zjarrit”,u shpreh drejtori i zjarrfikësve.

Bega tregon vështirësitë që ata kanë hasur për shkak të terrenit të vështirë: “Ne kemi arritur me shumë vështirësi, duke ikur 2 ose 3 orë në këmbë. Kemi vajtur deri në vatrën e zjarrit, por temperaturat nuk na favorizojnë”.

Zjarret janë rreth 2 ose 3 km, ndërsa zonat e banuara nuk janë të rrezikuara, sepse në shërbimin e tyre janë vendosur zjarrfikëset thotë Bega, duke shtuar më tej: “Duke pasur një mbështetje të fortë ajrore do t’ia arrijmë qëllimin e fikjes së zjarreve ne Karaburun”. /tch

Tags: zjarr vlore

të fundit

Tuchel bën të ditur se James dhe Quansah mungojnë ndaj RD e Kongos

Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…

58 minutes ago

Stuhiya në Mexico City vonon për një orë duelin Meksikë – Ekuador në “Azteca”

Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…

2 hours ago

Mbappe vendos rekorde të reja në Kupën e Botës, francezi lë pas edhe emra legjendarë

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe…

3 hours ago

Meksika dhe Ekuadori luajnë sonte për një vend në 1/8 e finales, publikohen formacionet zyrtare

Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me…

3 hours ago

Tri sfidat e para të 1/8 së finales në Kupën e Botës tashmë janë zyrtarizuar

Janë konfirmuar tri ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku pritet spektakël…

3 hours ago

Van der Vaart godet De Jongun pas eliminimit të Holandës: Ishte paraqitja më e dobët e karrierës

Fushata e Frenkie de Jong në Kupën e Botës 2026 përfundoi në mënyrën më zhgënjyese të mundshme, pasi Holanda u…

4 hours ago